1. A, B, C...ZH
Xhanfize Keko (1971)
Fëmijët përgatiten të shkojnë në klasën e parë. Në klasë mësuesja u mëson gërmat e para. Ajo punon me durim me fëmijët. Jepen preokupimet e fëmijëve në shkollë dhe në shtëpi. Aspekte nga ekskursionet dhe lojrat gjatë pushimit.
2. AGIMET E STINËS SË MADHE
Albert Minga (1981)
Ndërtimi i Shqipërisë pas luftës. Ish borgjezia, tregëtarët, organizojnë banda të armatosura sepse janë të pakënaqur nga sistemi i ri. Latif Bora, një ish komandat partizan, vihet padashur në shërbim të tyre.
3. ALO TEKNIKU
Niko Kanxheri (1982)
Televariete e realizuar me numra të zgjedhur nga Estrada profesioniste eTiranës.
4. AMIGO
Çerçiz Zykaj (1995)
Babai e trajton shumë keq djalin e tij. Djaloshi i vetmuar gjen ngushëllim te shoku i tij i ngushtë, qeni.
5. APASIONATA
Muco, K. Mitro (1983)
Motivi kryesor i sonatës së famshme “Apasionata” të Ludvik Van Bethoven, nga një punë diplome, bëhet lajtmotiv në dashurinë e Mirës, studente e pianos dhe Arturit, student i pikturës i cili nuk është vërtet i dhënë pas pikturës por e bën shkollën për t’i bërë qejfin të atit një njeri me rëndësi në një ministri. Më pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vendin e vet në jetë.
6. ARJANA
G. Stavri (1989)
Fatmiri, një mjek i ri mundohet të ndërtojë një karrierë por largohet nga profesioni i tij kur çlirohet nga profesori i tij. Fatmiri kupton se po bëhet vegël në duart e të tjerëve për të arritur interesat e tyre. Fabula e filmit ndërtohet sipas këndvështrimit të Arjanës se kush do të jetë dashuria e saj.
7. ASGJË NUK HARROHET
Esat Ibro (1985)
Ngjarjet e filmit zhvillohen në ditët e sotme por sillen edhe ngjarje nga e kaluara për të hedhur dritë në fakte dhe karaktere të ndryshme. Një i riatdhesuar vritet në një qytet të vogël. Askush nuk e di kush është vrasësi. Krye hetuesi e merr përsipër këtë ngjarje dhe ia del të zbulojë shkaqet e krimit.
8. ATA ISHIN KATËR
Esat Mysliu, Kujtim Çashku (1977)
1944… Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit katër partizanë marrin detyrë të çojnë te partizanët një këngë. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditëshme. Para se të arrijnë në destinacion, katër partizanët bien në përpjekje me gjermanët.
9. BABAI I STUDENTIT
Fatmir Koçi (1988)
Një fshatar niset për në kryeqytet për të vizituar të birin student. Ai e sheh të birin në shoqërinë e dy vajzave kryeqytetase të veshura sipas modës së fundit. I riu e anashkalon takimin me të atin. Kur më pas e takon të atin diçka është thyer midis tyre.
10. BALONAT
Ismail Zhabjaku (1979)
Lufta Antifashist zgjon edhe fëmijët. Me ndihmën e mësuesit të tyre ata mendojnë të shkruajnë në balona parrulla që t’i shohë i gjithë populli dhe fashistët të mos kenë mundësi t’i fshijnë. Fashistët arrijnë t’i zbulojnë dhe plagosin njërin prej fëmijëve por balonat me parrulla anitfashiste vazhdojnë të ngrihen lart.
11. BALADA E KURBINIT
Kujtim Çashku (1989)
Ushtarë që nisen në luftë si mercenarë dhe kthehen të vdekur. Vajza që presin e presin dhe më në fund martohen me të tjerë. Një vezir mundohet të marrë një grua të re të bukur dhe indiferente e cila gjendet midis burrit me të cilin u martua, e lodhur nga pritja e gjatë dhe burrit që më në fund u kthye.
12. BALLË PËR BALLË
Kujtim Çashku, Piro Milkani (1979)
Ekranizim i romanit të Isamil Kadaresë “Dimri i madh”. Besnik Bermema ishte përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar, në Pashaliman, të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin
13. BARDHË E ZI
Gjergj Xhuvani (1990)
Një zyrtar i lartë partie dhe një mjek që punon në një fshat të thellë malor, marrin lajmin e vdekjes së mikut të tyre të fëmijërisë. Të dy, veç e veç, nisen për në varrim. Vështirësitë që ndeshin gjatë rrugës, kujtimet e secilit dhe takimi mes tyre, zbulojnë karakteret dhe transformimet që kanë ndodhur për shkak të psikologjisë së tyre, respektivisht ajo e një karrieristi dhe ajo e një njeriu që përpiqet të jetë më human.
14. BARDHËSI
Besim Kurti (1986)
Dimri i vështirë i 1985 frymëzoi kineastët të realizonin këtë film. Dy histori ndjekin linjat e filmit: ajo e një vajze malësore që ndjek një kurs për infermiere në Tiranë dhe ka ngecur atje për shkak të motit të egër, si dhe historinë e një grupi pilotësh që ndërmarrin një udhëtim të pazakontë në veri për një dërgesë të vështirë.
15. BENI ECEN VETË
Xhanfize Keko (1975)
Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xha Thomai që vjen nga fshati, e merr me vehte dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare, ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit, por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.
16. BESA E KUQE
Piro Milkani (1982)
Trajton historinë e pesë Heronjve të Vigut të cilët u vranë në një betejë të ashpër gjatë Luftës Antifashise Nacional Çlirimtare.
17. BINARËT
Muharrem Fejzo (1987)
Asimi, një nga djemtë e një trenisti të vjetër, ka marrë rrugë të keqe: nuk i pëlqen puna dhe nuk është i lumtur me vendin modest që ka zënë në jetë. I vëllai, Kujtimi, është një punëtor i thjeshtë. Filmi arrin kulmin e tij në episodin e provës, ku del në pah shpirti heroik i Kujtimit nga njëra anë dhe pendesa dhe ndryshimi i sjelljes tek Asimi në anën tjetër.
18. BOLERO
Besnik Bisha (1996)
Është e dhimbshme të mbetesh me gjysmën tënde. Në kuptimin simbolik emigrimi ndërton shpresën iluzive atë që e pandehim por s’ndodh ashtu siç do ta dëshironim. Në formën e një rrethi ekzistencialist zeroja mbetet këtu, gjithshka nis nga e para me pandehmën e ringjalljes. Me këtë shpresë që mund të bëhet realitet familja personazh përjeton dramën e zbulimit të identiteti të ri.
19. BORXHLIU, televiziv
Arjan Çuliqi (1998)
Telekomedi. Përmes situatave komike rrjedhin ngjarjet në jetën e një tregtari i cili e nis biznesin e tij duke u futur në borxhe tek miqtë e tij.
20. BOTË E PADUKSHME
Kristaq Dhamo (1987)
Përmes një fabule të thjeshtë dhe një drame psikologjike, filmi flet për pasionin, ndershmërinë dhe përgjegjësinë e Besmirës, një mjeke e cila eksperimenton një auto vaksinë, flet për përpjekjet e saj kundra njerëzve jo kompetentë dhe të paaftë.
21. BRAZDAT
Kristaq Dhamo (1973)
Marta është një vajzë e re energjike, e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim, burri i saj, Ademi, i cili do ta ketë Martën shoqe pune dhe do të ngasin të njëjtin traktor, e inkurajon këtë dëshirë të Martës. Por më pas familja e re ka probleme, Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit, i cili jepet shumë pas interesave vetjake.
22. BREGU I ASHPËR
Drita Koçi (1988)
Në fund të luftës së II Botërore, Luljeta caktohet të punojë si aktiviste e partisë në zonat e thella malore. Kriminelët e detyrojnë gruan të rrijë e mbyllur brenda katër mureve, sipas kanunit, dhe kjo e pengon Luljetën të zhvillojë aktivitetin e saj.
23. CIRKU NË FSHAT
Hysen Hakani (1977)
Agroni është një klloun i njohur cirku që bezdiset nga rokopuja e kafshëve të cirkut. Shemshedini është i mendimit t’i largojë fare këto kafshë nga cirku dhe kështu fillojnë e përfundojnë shumë peripeci humoristike ku edhe kafshët e stërvitura hyjnë në konflikt me njerëzit.
24. ÇIFTI I LUMTUR
Piro Milkani (1975)
Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj, që vijnë nga besime të ndryshme fetare, vendosin të martohen me njëri tjetrin.dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve, i ati i djalit, i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”. Por më në fund dorëzohet.
25. CUCA E MALEVE
Dhimitër Anagnosti (1974)
Film muzikor sipas baletit me të njëjtin titull. Gjini, një malësor i pabindur është çkishëruar. Për këtë, vajza e tij mbetet e pa pagëzuar dhe pa emër. “Cuca” përkrahet vetëm pas luftës nacional çlirimtare dhe fillon të punojë në kurset e para kundër analfabetizmit. Por bandat e fshehura, ku janë mbledhur edhe njerëz që kanë çkishëruar të atin, e vrasin.
26. ÇANTA E ZEZË, televiziv
Vladimir Kasa (1986)
Telekomedi që satirizon problemin e korrupsionit në shoqërinë tonë.
27. ÇETA E VOGËL
Mark Topallaj (1979)
Bazuar në ngjarjet e vërteta të heronjve të Vigut, pesë shokëve luftëtarë të ekzekutuar nga Germanët në veri të Shqipërisë gjtaë luftës së Dytë Botërore. Filmi “Çeta e vogël” është çensuruar dhe më pas e xhiruar në një version tjetër.
28. DASËM E ÇUDITSHME
Esat Ibro (1986)
1943…Në frymën e fundit, partizani Gani u kërkon shokëve të sigurohen që vajza e tij Sherka të martohet në datën e caktuar. Por kur fillon dasma, ata zbulojnë që dhëndëri është bashkëpunëtor me pushtuesit. Sherka vendos të anullojë dasmën dhe bashkohet me shokët e të atit në luftën për liri.
29. DASMA E SHTYRË
Mark Topallaj (1985)
Filmi trajton shtypjen ekonomike dhe shoqërore të malësorëve të thjeshtë në vitet 1923-24. Sokoli, një i ri, pasi merr hak për të vuajturit, bashkohet me trupat e Bajram Currit në Revolucionin Demokratik të 1924-s.
30. DASMA E SAKOS
Vladimir Prifti (1998)
Ngjarjet e Dasmës së Sakos vijnë përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantozmagorik. Nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore, ndodhin drama të mëdha. Një përzjerje e trembshme gjërash të egra me të brishta, urrejtjesh me dashuritë, vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor.
31. DASHI PA BRIRË, televiziv
Arian Çuliqi (1994)
Telekomedi. Tregon tipin e njeriut shabllon që edhe dashurinë do ta ndërtojë në bazë të disa skemave.
32. DASHURIA E FUNDIT
Gjergj Xhuvani (1994)
Drama e një prostitute. Historia e dashurisë së saj të fundit e ndihmoi të merrte kurajo e të ngriheshe kundër asaj që po eksperimentonte, kundër opinionit, predikimeve. Duke luftuar vetë ajo mundi të dalë nga kjo gjendje.
33. DASHURI ME KRISMA, televiziv
Arian Çuliqi (1998)
Telekomedi. Viti 1997, hapen burgjet. Guri një i burgosur dashurohet me Rinën. I ati dëshiron të bëjë burgun në vend të djalit, por burgu është i boshatisur. Polici nuk e pranon të futet në burg qoftë edhe me para.
34. DEBATIK
Hysen Hakani (1961)
1942. Tre vjet mbas pushtimit fashist, fëmijët krijojnë organizatën e fëmijëve anti-fashistë që e quajtën Debatik. Coli, një djalë i varfër jetim pranohet në Debatik. Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth dhe vritet në një moment tensioni. Xha Demiri e gjen të vdekur dhe e merr në karrocë.
35. DETYRË E POSAÇME
Kristaq Dhamo (1963)
Filmi është bazuar në ngjarje reale të viteve ‘50. Tomorri është i infiltruar në një grup të agjenturave të huaja. Ai fiton besimin e Zylfiut, Eminesë, Ndrek Gjergjit, të lidhur me agjenturat dhe Anton Murrizit që vjen nga jashtë. Kështu Tomorri zbulon dokumente sekrete, baza dhe mjete komunikimi. Tomorri lufton për të shkatërruar këto agjentura
36. DËSHMORËT E MONUMENTEVE
Fehmi Hoshafi (1980)
Filmi i parë i xhiruar në bazë ngjarjesh të vërteta të ndodhura gjatë Luftës së Parë Botërore. Një ekspeditë austro Hungareze disponon informacione dhe ngre një zonë arkeologjike në qytetin e vjetër Apollonia. Ekspertët e kësaj ekspedite, si arkeologu Shniker, duan të grabisin monumente të lashta, por fshatarët e zonës të udhëhequr nga mësuesi luftojnë për t’i mbrojtur. Austro Hungarezët ekzekutojnë mësuesin.
37. DHE VJEN NJË DITË
Vladimir Prifti (1986)
Një dramë po ndodh me ekonomistin Llano Bleta. Me pikëpamjet e tij individuale për një jetë më të rehatshme, ai gradualisht i pret të gjitha lidhjet me fshatin e tij, duke lënduar kështu, pa e kuptuar, ndjenjat e atyre që e duan më shumë. Ky degradim i moralit etik vihet re gjithashtu edhe në punën e tij.
38. DITA E PARË E EMËRIMIT
Rikard Ljarja (1981)
Bardha është përgjegjëse sektori në një kooperativë bujqësore, ndërsa Gjika përgjegjës turni në një minierë. Për punë të palodhur ata emërohen në dikastere të ministrisë, Bardha, drejtoreshë në një ministri ndërsa Gjika zv/ministër. Këto emërime priten me gëzim nga minatorët dhe kooperativistët.
39. DITËT E QYTETIT TIM
Albert Minga (1982)
Televariete e realizuar me estradën e Vlorës që satirizon thashethemet, qëndrimet indiferente, shpifjet etj.
40. DIMRI I FUNDIT
Ibrahim Muça, K. Mitro (1976)
Gjermanët vijnë mes borës dhe dimrit. Në fshat mbeten vetëm gratë, të cilat luftojnë deri sa partizanët e plagosur, të strehuar në fshat, të tërhiqen më thellë dhe bora të mbulojë gjurmët. Ballë për ballë me gjermanët dhe nën kontrollin e tyre, gratë e fshatit, të udhëhequra nga nënë Shano dhe nënë Mara, nisen në grumbull për të bërë dru, por në të vërtetë arrijnë me bukë dhe ushqime të partizanët.
41. DITËT QË SOLLËN PRANVERËN
Vladimir Kasa (1979)
Ngjarjet zhvillohen në zonën e Malësisë së Madhe pas çlirimit. Në veri të Shqipërisë bandat e armatosura ndiqen nga partizanët dhe forcat e ndjekjes. Në përleshje me bandat vritet Beshari.
42. DJALI ELASTIK
Besim Kurti (1989)
Ai është një djalë 9 vjeçar i dalluar për mjeshtëritë e tij si akrobat që vihen re nga gjyshi i tij. Ai i kënaq të gjithë me durimin dhe pasionin e tij. Heroi ynë do të kalojë shumë vështirësi deri sa të bashkohet me trupën e cirkut, por ato nuk ia arrijnë të lëmojnë pasionet dhe dëshirat e tij fëminore.
43. DOLLIA E DASMËS SIME
Mark Topallaj (1978)
Ekranizim i novelës “Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut, të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë.
44. DORA E NGROHTË
Kujtim Çashku (1983)
Djaloshi Besim, nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë.
45. DORINA
Agim Qirjaqi (1979)
Bashkëshorët Dorina dhe Viktori janë para rrezikut të divorcit. Viktori kërkon që Dorina të heshtë para mashtirmeve të drejtorit të saj. Por më pas arrin të kutpojë virtytet e bashkëshortes.
46. DRITAT E QYTEZËS
Fehmi Hoshafi (1983)
Harizi jeton në qytetin e bukur të Ksamilit. Ai shfaq shenja dembleizmi dhe parazitizmi për punën, mundohet të përfitojë ndonjë vend të rehatshëm dhe kur nuk ja del, fillon të shpifë e të dërgojë letra anonime. Këto sjellje e shqetësojnë bashkëshorten e tij dhe ajo vendos të largohet.
47. DUAJE EMRIN TËND
Ibrahim Muço, Kristaq Mitro (1984)
Jona, Arseni dhe Agroni nuk janë thjesht tre të sapodiplomuar që bëjnë praktikën në një kantier industrial, por janë tre të rinj të cilët mundohen të gjejnë një vend në shoqëri. Përmes lidhjeve shoqërore dhe dashurisë së tyre, filmi hyn në botët e tyre shpirtërore dhe psikologjike duke zbuluar kështu konceptet e tyre dhe vlerat morale.
48. DUEL I HESHTUR
Dhimitër Anagnosti (1967)
Dy persona, kapter Rahmiu dhe Islami, rrëmbejnë një anije ushtarake për të emigruar në Itali. Ata luftojnë me marinarin Skënder Guri, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.
49. DUKE KËRKUAR 5-ORËSHIN
Xhezair Dafa (1974)
Heroi i filmit kërkon të merret me ndonjë lloj sporti, jo nga pasioni, por nga përtacia, pasi do të fitojë kështu një punë ditore pesëorëshe. Kështu rrjedhin shumë situata komike.
50. DY HERË MAT
Bujar Kapexhiu (1986)
Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe midhjeve, edhe shahist i njohur, arrin në një qytet të vogël bregdetar si i ftuar në një simultane shahu. Por ajo që e shtyn më shumë të vijë në këtë qytet është dëshira e tij e fshehtë për të zbuluar të dhëna praktike dhe teknike në lidhje me kultivimin e midhjeve. Ai është i bindur se do ta përballojë lehtësisht ndeshjen me shahistët vendas por në simultane mundet nga Rudina e vogël.
51. DHE VJEN NJE DITË
Vladimir Prifti (1987)

52. EDHE ASHTU EDHE KËSHTU
Bujar Kapexhiu (1989)
Teoriku Apostol Sako shkruan artikuj dhe jep leksione mbi dashurinë e lirë të rinisë në një kohë kur një konflikt i madh ndodh në familjen tij. E bija, Alma, studente e inxhinierisë, dashuron një këngëtar atëherë kur i ati do ta martojë me një diplomat. Konflikti zgjidhet përmes situatave komike.
53. EDHE NE LUFTUAM
Jani Tane (1981)
Gjatë luftës Nacional Çlirimtare, fëmijët zhvilluan një veprimtari të gjërë kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve të vendit. Ndihmonin nëjsitet guerile në qytet, ngjisnin trakte, mblidhin ndihma për partizanët.
54. E DIELA E FUNDIT
Gjergji Xhuvani (1992)
Kjo është historia e një çifti të moshuarish të cilët gjatë një dite plot me surpriza sjellin në mendje se sa të vetmuar ndjehen. Në fund të ditës shtëpia e tyre kthehet në një burg në mes të qytetit të zhurmshëm.
55. E FSHEHTA E NJË NATE
Myzejen Nepravishta (1978)
Mbas mbarimit të luftës, avakot Jani, ish bashkëpunëtor i gjermanëve me ndihmën e z. Kaso, përgatitet të arratiset me një varkë. Dy fëmijë, Gëzimi dhe Meti, pasi dëgjojnë planin e tyre e mbysin varkën dhe sinjalizojnë partizanët. Avokati dyshon për z. Kaso dhe e vret atë
56. EJA
Piro Milkani (1987)
Ngjarjet e filmi zhvillohen në një qytet të vogël ku një grup studentesh të infiermierisë po bëjnë praktikën mësimore. Shpresa, heroina e filmit, sheh midis vajzave, vajzën e saj, Vjosana, e lindur nga një dashuri e pafat. Ajo i flet të shoqit për këtë histori të hidhur.
57. EMBLEMA E DIKURSHME - televiziv
Ylli Pepo (1979)
Gjeologët shqiptarë zbulojnë një fontanë nafte pikërisht në një zonë ku vite më parë gjeologët ruse kishin dështuar. Zbulimi arrihet nga inxhinier Bardhyli i ndihmuar nga mësuesja, të cilët hetojnë në të kaluarën e fshatit dhe deshifrojnë emblemën e një pllakati të lashtë mural në kishën e fshatit.
58. ENIGMA
Spartak Pecani (1991)
Albana, nxënëse në shkollën e baletit, shkon në Romë për tu kuruar nga një sëmundje e rëndë. Mes saj dhe profesorit Italian që e kuron, lind një miqësi e ngrohtë. Albana nuk i shpëton dot sëmundjes dhe doktori e ndjen veten fajtor për vdekjen e saj.
59. ËNDËRR PËR NJË KARRIGE
Fehmi Hoshafi (1984)
Një dëshirë e nëndrejtorit, Koli, është të zëvëndësojë drejtorin që ka dalë pension. Por Kolin e shqetëson mendimi se mos se zë këtë vend Vjollca, kryetrarja e degës së planit. Këtë ja vërtetojnë ëndrrat që ai sheh. Shqetësimet e tij dalin realiste. Drejtoreshë vendoset një tjetër punonjëse, gruaja e shoferit Meçe.
60. ENVERI YNË
Ibrahim Muça, Kristaq Mitro (1985)
Regjisor Bujari po punon për të bërë një film mbi jetën dhe veprimtarinë e Enver Hoxhës. Gjatë filmit jepen shumë retrospektiva, që nga koha e luftës dhe deri në fund të jetës së tij.
61. ERA E NGROHTË E THELLËSIVE, televiziv
Vladimir Prifti (1982)
Rakipit, një minator veteran, i vjen keq të dalë në pension dhe të ndahet nga miniera. Në këtë kohë vjen për të punuar në minierë një djali iri, Beni i cili në fillim heziton në punë. Në minierë, Beni njihet me një vajzë të re.
62. ESTRADA NË EKRAN
Fehmi Hoshafi (1968)
Një kino-komedi interpretuar nga trupa e estradës së Tiranës.
63. ENGJËLLI BLU (Edeni i braktisur)
Eno Milkani (2002)
Ngjarjet zhvillohen në një fshat në jug të Shqipërisë të mbushur vetëm me pleq ku nuk ka më as gëzim, as buzëqeshje por vetëm rroba të zeza, ndërtesa të vjetra dhe det. Një ditë në fshat gjendet një fëmijë i braktisur që sjell lumturinë mes pleqve. Ai erdhi vërtet si engjëll nga qielli. Por fëmija zhduket ashtu papritur si u shfaq. Në fshat bie zia.
64. FAMILJA IME
Albert Xholi (1987)
Teto Kalina mbetet vetëm pas vdekjes së të shoqit. Nipi ka detyrë të kujdeset për të. Së bashku me rregullat e ngurta ajo sjell në shtëpinë e re traditat më të mira popullore të rregullit dhe sjelljes së mirë.
65. FEJESA E BLERTËS
Besim Kurti, Ismail Zhabjaku (1984)
Blerta, kapitene e skuadrës së voljebollit, dashuron Mirin, shoferin e kooperativës. Por Miri quhet edhe nipi i kryetares së kooperativës, që është në Tiranë. Huan Suka, një ngatërrestar dhe servil, bind të atin e Blertës që ta fejojë Blertën me nipin e kryetares. Por kjo ngatërresë zgjidhet me ardhjen në kooperativë të nipit të kryetares.
66. FËMIJËT E SAJ
Hysen Hakani (1957)
Vitet 50-të. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të thellë malor, ku një qen i tërbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e këshillon Fatimen të vrapojë në qytet për t’i bërë tetanozin, por ajo e çon fëmijën te Remja një grua që shëron duke përdorur magjinë. Sëmundja e djalit të vogël përparoi dhe ai vdiq.
67. FJALË PAFUND
Spartak Pecani (1986)
Bardhyli dhe Madalena janë një çift i sapomartuar. Ata jetojnë të lumtur dhe në harmoni deri në momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalët e komshinjve të panjohur. Midis bashkëshortëve fillojnë zënkat dhe zemërimi.
68. FIJET QË PRITEN
Muharrem Fejzo (1976)
Një agjent i huaj, Sami Ameni, zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon, me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndjehet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.
69. FILLIM I VËSHTIRË
Albert Xholi (1986)
“Rreziku i ardhjes së njerkës” vjen papritur në jetën e Bledit të vogël. Ky lajm që vogëlushi e mëson rastësisht ishte një shok emocional për të. Nga ana tjetër kjo ndikon në lidhjen shpirtërore midis babait të Bledit, Agronit, dhe Zanës, një kolege e tij e cila ushqen një ndjenjë të thellë dashurie për Agronin.
70. FLAMUR NË DALLGË
Kujtim Meçaj 1977
Një anije e flotës tregtare niset me shërbim jashtë atdheut por e zë furtuna në det. Anija ankorohet në një port të huaj. Autoritetet urdhërojnë daljen e anijes nga porti në kohë me furtunë. Anija mes vështirësive kthehet në atdhe.
71. FLAKA E MALEVE
Vladimir Kasa (1982)
Ngjarjet zhvillohen në vitet 1910-1912, gjatë kryengritjeve të armatosura kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve fqinjë që donin të synonin copëtimin e Shqipërisë.
72. FLETË TË BARDHA
Mevlan Shanaj (1990)
Shkrimtari Ermir Gjika përjeton raportet e krijimit të tij artistik për jetën, dramën e gruas së tij që s’arrin të gjejë ekuivalencën intelektuale me bashkëshortin dhe dramën e tre të rinjve në kërkim të dashurisë.
73. FLUTURA NË KABINËN TIME
Vladimir Prifti (1988)
Tom Melgushi, i eksituar nga pija, endet rrugëve duke shqetësuar njerëzit. Një ditë Flutura, mësuesja e fshatit hipën në kamionin e tij dhe në sytë e Tomës shihet një fije shprese për një lidhje të qëndrueshme. Toma bëhet objekt kritikash për aksidentin e Fluturës e cila hidhet nga kabina e trembur nga dhuna e Tomës.
74. FRAKTURA
Piro Milkani (1983)
Gazi, një djalë i vogël, çdo mëngjez kur shkon në shkollë përshëndet djaloshin sklupturë që është vendsour në parkun e qytetit dhe fëmijët i kanë vënë emrin Ilir. Por një ditë Ilirit i thyejnë krahët dhe Gazi i vogël kalon një dramë që gjyshi dhe prindërit e kuptojnë tepër vonë.
75. FUNDI I MARRËZISË, televiziv
Arian Çuliqi (1995)
Në vitet e tranzicionit njerëzit kanë harruar punën dhe luajnë vetëm me fjalëkryq. Një i huaj ka ardhur të bëjë biznes por sorrollatet nga një zyrë në tjetrën pa mbaruar punë. I huaji largohet në aeroport duke marrë si dhuratë në mënyrë simbolike, një tufë gazetash me vehte.
76. FUNDI I NJË GJAKMARRJEJE
Rikard Ljarja (1983)
Subjekti trajton realitetin gjatë regjimit zogist duke fajësuar përgjegjësit për përçarjen e popullit dhe nxitjen e hakmarrjes midis tyre. Dy të rinj, Mazi dhe Dushi, rrjedhin nga dy familje malësore që janë në gjak me njëra tjetrën prej shumë kohësh. Njëra familje jeton në malësitë e thella dhe tjetra në qytet.
77. FUNERAL BUISNESS
Gjergj Xhuvani (1999)
Vendi është i zhytur në krizën e besimit ndaj ligjit, moralit, drejtësisë së shtetit. Nën këtë epidemi dhune, Sana një grua e thjeshtë e cila nuk pranon këtë kod moral, nuk dorëzohet kurrë së mbrojturi familjen e vet. Tenisoni, ankthi, tmerri, vetmia. Sa forcë kanë të mposhtin një grua që beson në Zot dhe do familjen e saj.
78. FURTUNA
Juri Ozerov, Kristaq Dhamo (1957)
Lufta e Dytë Botërore. Zana dhe Beni, i plagosur, kalojnë në situata të vështira si ilegalë në qytet dhe pastaj në burg. Aksionet e tyre sjellin reagime të ndryshme si te avokat Eshtrefi, bashkëpunëtor i pushtuesit, te Shpresa dhe Vasili dy të rinj antifashistë. Zana dhe Beni bien në dashuri me njëri tjetrin. Filmi ka skena të misioneve angleze dhe sovjetike.
79. FUSHË E BLERTË, FUSHË E KUQE
Gëzim Erebara (1984)
Lufta e Dytë Botërore… Rinia antifashiste tërhoqi masa të gjera të popullit në fushat e futbollit duke i kthyer ndeshjet sportive në manifestime kundër pushtuesve. Të tilla ishin edhe ndeshjet e futbollit midis skuadrës amatore “Shprefeja” dhe skuadrës fashiste. Lojtarët shqiptarë dhe fansat e tyre përleshen me fashistët dhe e kthejnë fushën e blertë në një fushë beteje.
80. GABIMI
Drita Koçi (1986)
Martini është një djalë kureshtar. Për shkak të karakterit të tij herë aktiv dhe herë i mbyllur në vetvete, ndodhin shpesh keqkuptime, edhe të hidhura, midis Martinit dhe prindërve të tij, mësuesve, shokëve, vëllait të madh dhe motrës së vogël. Si duhet të sillen prindërit, mësuesja dhe të afërmit me Martinin që të mos fyejnë personalitetin e tij?
81. GËZHOJA E VJETËR
Saimir Kumbaro (1980)
Serveti është shok i Pandit. Ky i fundit është rekrutuar nga agjentët e huaj të kundërspiunazhit për të kërkuar informacione në lidhje me një uzinë ushtarake ku punon shoku i tij Serveti. Për të arritur qëllimet e tij, Pandi e kërcënon Servetin i cili ka plagosur aksidentalisht një shok të tijin gjatë shërbimit ushtarak. Serveti refuzon t’i shërbejë Pandit dhe vritet nga ai.
82. GODITJA, televiziv
Niko Kanxheri (1980)
Në një pus nafte drejtori dhe përkrahësit e tij japin urdhërin për ndërprerjen e punimeve por kundërshtohet nga Genci dhe punëtorët. Për këtë urdhër të padrejtë punëtorët vënë para përgjegjësië drejtorin dhe përkrahësit e tij.
83. GRACKA
Saimir Kumbaro (1983)
Dy prej oborrëtarëve të mbretit Zog rekurtohen nga agjenturat e huaja dhe futen ilegalisht në Shqipëri. Por banditët të mashtruar kapen dhe gjatë hetuesisë thyen. Kjo i shërben Sigurimit të Shtetit që organzion lojën për kapjen e njerëzve që hidhen në Shqipëri nga agjenturat e huaja.
84. GUNA MBI TELA
Muharrem Fejzo (1977)
Në këtë film pëmblidhet si një vepër korale një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, ikja nga Vlora e trupave italiane të mbetura pas luftës së parë botërore. Luftëtarët hyjnë në kampin e rrethuar armik, jo me ndihmën e armëve të sofistikuara të kohës, por me ndihmën e gunave që hedhin mbi tela. Flijohet Hodo
85. GURËT E SHTËPISË SIME
Dhimitër Anagnosti (1985)
Lufta e Dytë Botërore… Brigjet jugore të Shqipërisë. Ngjarjet fillojnë fill pas luftës Italo – Greke dhe mbarojnë me kapitullimin e Italisë fashiste dhe pushtimin e Shqipërisë nga Gjemanës Nazistë. Italianët shpërngulin fshatin sepse e akuzojnë se i japin sinjale grekëve. Heroizmi i fshatarëve si mësuesi, dr. Leka, Seo etj., është tema kryesore e filmit.
86. GURI I BESËS
Mark Topallaj (1986)
Përfaqësuesit e huaj të firmës në minierën e Rubikut, vijnë nga Tirana dhe Italia për të shtypur revoltën e minatorëve të indinjuar. Ato kërkojnë ndihmën e shtresës së pasur, autoriteteve dhe klerikëve të zonës për të arritur qëllimet e tyre.
87. GUXIMTARËT
Gëzim Erebara (1970)
Iliri po rritet si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. Shokët e tij të klasës e rrethojnë me dashuri dhe përkujdesje për interesa më të gjëra. Iliri niset me një grup alpinistësh të rinj në malet e Shqipërisë së Veriut. Më në fund ai e sheh jetën nga një tjetër këndvështrim.
88. GJENERAL GRAMAFONI
Viktor Gjika (1978)
Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati një klarinetist virtuoz dhe Parandili, ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni meloditë e tyre, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës, ku Halil Berati është punëtor.
89. GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR
Vladimir Prifti (1975)
Një gjeneral dhe një prift Italian vijnë në Shqipëri për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të tyre të rënë gjatë luftës së II Botërore në lufrat me forcat partizane. Subjekti dramatik është ndërtuar në mënurë inverse, nga fundi ngjitet drej fillimit, nga eshtrat tek “reformimi i ushtrisë në rradhë me qivurë”. Teknologji luftarake: ata nuk po gërmojnë në tokë por më shumë ata po gërmojnë në kujtimet e njerëzve, në kujtesën kombëtare.
90. GJITHË FAJIN E KA PARAJA, televiziv
Arjan Çuliqi (1997)
Telekomedi. Zeqo Pilafi zgjedh rrugën e mashtrimit për tu bërë i pasur. E quan veten mjek të perëndisë dhe fillon të vizitojë njerëz. Pas disa vizitave paaftësia dhe mashtrimi dalin në shesh.
91. GJUETIA E FUNDIT, televiziv
Koço Devole (1992)
Një komedi groteske që simbolizon tragjedinë e një vendi ku sundonte një diktaturë e sigurimit të shtetit. Filmi tregon egërsinë e kësaj diktature që e depersonalizon njeriun.
92. GJURMA
Kristaq Dhamo (1970)
Doktor Artani punon në një kantier malor të sharrave. Mjek i talentuar, i vetkënaqur nga sukseset, pak nga pak shkëputet nga jeta e popullit, molepset nga konceptet e huaja mikroborgjeze. Shokët si: dr. Agimi, e prof. Tahsimi si edhe familja, gruaja e vjehrra, ngrihen kundër koncepteve të tij. Në rrethana tragjike ai vret veten.
93. GJURMË NË DËBORË
Edmond Tare (1984)
Në kufi zbulohen gjurmë. Kufitar Iliri dyshon në veprimet e Shan Shopelit, përgjegjës i orteqeve. Iliri dhe Shani vihen ballë për ballë në një duel të heshtur. Dyshimet vërtetohen. Shani është në shërbim të armiqve.
94. GJURMË NË KALTËRSI
Saimir Kumbaro (1981)
Astriti, një pilot i ri, sapo ka dalë nga bangat e shkollës së aviacionit, arrin disa rezulate, por emocionohet gjatë stërvitjes. Me ndihmën e komandant Markos dhë të shokëve si edhe me vullnet të fortë ai arrin suksesin.
95. GJYSHI PARTIZAN, televiziv
Jani Tane (1978)
Blendi i vogël së bashku me familjen janë me pushime në plazh. Ai i sheh gjyshit një shenjë në trup. Gjyshi i rrëfen Blendit për historinë e plagës së luftës, për bariun që i shpëtoi jetën dhe nuk e ka njohur kurrë.
96. HETIMI VAZHDON
Mark Topallaj (1988)
Një kufomë gjendet diku në periferi të qytetit. Hetuesit përballen me problemin: kush është vrasësi dhe arësyet që e shtynë në krim? Misteri qartësohet ngadalë sepse vrasësit kryen krime të tjera për të mbuluar të parin.
97. HIJE QË MBETEN PAS
Esat Mysliu (1985)
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjygj të proçeduar nga Agroni, dy persona të akuzuar për vjedhje, zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë së tij dhe detyrës. Pas një dileme ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.
98. HISTORIANI DHE KAMELEONËT
Saimir Kumbaro (1988)
Vitet ’30. Ambicja e çmendur e monarkut të provojë se rjedh nga një familje e lashtë fisnikësh, sjell në Shqipëri një historian të huaj. I huaji do të punojë midis autoriteteve të një prefekture të panjohur të mbretërisë, midis njerëzve të degjeneruar dhe injorantë, të cilët duke u futur në situata komike bëhen qesharakë dhe të pa respektueshëm.
99. HORIZONTE TË HAPURA
Viktor Gjika (1968)
Ngjarja bazohet në ngjarje reale në portin e Durrësit, ku punon Sokrati, Robert Çamçakizi dhe Urani, i cili, sakrifikon jetën e tij për të ruajtur bigën gjatë një stuhie
100. ILEGALËT
Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro (1976)
Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve si Besimi e Milo, bën që veglat e SIM-it të japin llogari për krimet e bëra.
101. INTENDENTI
Xhezair Dafa (1980)
Në zemër të dimrit një intendent partizan niset për të çuar ushqime në spitalin partizan. Rrugës, ndeshet me patrullat gjermane dhe detyrohet të lërë ushqimet në dyqanin e Salos. Kur kthehet përsëri në dyqan, Salo i rrëfen se ushqimet ishin grabitur nga ballistët. Intendenti kërkon ndihmën e këshillit antifashist për të gjetur ushqimet e partizanëve dhe kështu zbulon bashkëpunëtorët e armiqve.
102. INXHINIERI I MINIERËS, televiziv
Vladimir Kasa (1990)
Ekonomistja Vera informon inxhinier Arsenin rreth miratimit të projektit të minierës. Intrigat e të tjerëve bëjnë xheloze gruan e inxhinierit, i cili braktis shtëpinë.
103. I PAHARRUARI, televiziv
Mevlan Shanaj (1984)
Miliatanti Besim Pepa, pas qëndrimit në kryeqytete të ndryshme të Europës, kthehet në Shqipëri rreth vitetve 1932-1936. Edhe këtu ndiqet, persekutohet, burgoset dhe detyrohet të emigrojë përsëri.
104. I TETI NË BRONZ
Viktor Gjika (1970)
Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi, shtatë nga shokët e tij të luftës, mësuesi, Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës, secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.
105. I TRETI
Albert Minga (1978)
Qazim Beluli një militant komunist është zhdukur. Zbulimi i huaj nëpërmjet agjentëve të tij njofton se ai është arratsiur, në fakt atë e kanë vrarë. Filmi i përmasave të mëdha zbulon shakqet e vrasjes së Qazim Belulit
106. I TRETI NË MES
Fatmir Koçi (1988)
Një artist po punon portretin e një djaloshi. Në pjesën e ballit të skulpturës ka një njollë të zezë. Duke e gdhendur atë, del një plumb i vogël, i vjetër dhe bie në dysheme. Është një kujtim nga e kaluara dhe nga e tashmja.
107. JETA NË DUART E TJETRIT
Albert Xholi (1990)
Dy shokë shkolle, Fredi dhe Spiro, takohen rastësisht. Fredi punon në një fshat të thellë ndërsa Spiro ka karrierë të shkëlqyer në qytet. Spiro, zyrtat i lartë, ndjehet i tërhequr nga bukuria e Anës, gruas së Fredit. Papritur Ana ndeshet me një anë të panjohur të karkaterit të të shoqit. Për hir të karrierës që i ofron Spiro, ai nuk e kupton që miku i dikurshëm po i kërkon në këmbim diçka shumë të shenjtë për Anën.
108. KAPEDANI
Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo (1972)
Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë, ku miku i tij, Ropi, punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë, por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.
109. KARNAVALET
Ismail Zhabjaku (1980)
Ekranizim i komedisë “Karnavalet e Korçës” nga Spiro Çomora. Në ditët e karnavaleve, shërbyesja Nasta dhe Loni venë në lojë tregëtarin Nikollaq Jorganxhi dhe të shoqen Olimbinë. Ky është momenti ku ata mund të shprehin mendimin e tyre në lidhje me individët e zbrazët, materialistë dhe injorantë që përkrahin qeverinë. Filmi është komedia e parë muzikore shqiptare.
110. KËMISHËT ME DYLLË
Besim Kurti (1987)
Periudha e rilindjes Shqiptare. Jano Zefi është kryetari i një çete komitësh që ka humbur dy njerëzit më të dashur, gruan dhe fëmijën. Pas kësaj humbje të madhe ai gjendet në udhëkryq: të vazhdojë apo ta braktisë rezistencën e armatosur? Njihemi me botën e gjërë të Janos i cili mbron fëmijët që ushtria turke i ka marrë si ushtarë.
111. KËRCËNIMI
Mark Topallaj (1981)
Filmi tregon tentativat e armiqve të jashtëm që përpiqen të depërtojnë në objeket e rëndësishme ushtarake të vendit tonë. Agjenturat e huaja kërkojnë të rekrutojnë Arbenin, inxhinier konstruktor në një bazë detare dhe për këtë shfrytëzojnë miqësinë e tij me Emën, vajza e një agjenteje me kombësi të huaj. Ema vendos të denoncojë vetvehten ndërsa Arbeni nuk e pranon një tradhëti të tillë.
112. KËSHILLTARËT
Xhezair Dafa (1979)
Fundi i vitit 1943. Të gjithë anëtarët e këshillit antifashist, të pranishëm në një ceremoni dasme në fshat, arrestohen. Gjermanët kanë arrestuar edhe dhëndërin. Këshillëtarët vihen nën presion për të nënshkruar një deklaratë kundër këshillit antifashist, si kusht i vetëm për lirimin e tyre. Ata refuzojnë dhe ndërkohë planifikojnë arratisjen e dhëndërit në rast të një ekzekutimi.
113. KËTU BËN FTOHTË, televiziv
Pluton Vasi (1992)
Detyrimi i të rinjve për të shkuar nizamë në ushtritë e huaja, mes tragjedisë triumfon dashuria e nënës për të birin.
114. KOHË E LARGËT
Spartak Pecani (1983)
Bazuar në tregimin e Sotir Andonit “David Selenikasi”. Filmi flet për aspektet dramatike të mesjetës të personifikuara në fatin e piktorit Andrea Selenica. Ai ka një fund tragjik. Bie pre’ e pabesive të klerikëve të cilët “në emër të zotit” nuk hezitojnë të përdorin edhe helmin vetëm sepse Andrea guxoi të ngrihej kundra ligjeve të kishës.
115. KOHA NUK PRET
Kujtim Meçaj (1984)
Mbas çlirimit, mbeturinat e rekasionit në bashkëpunim me agjenturat e huaja, sabotojnë paradën dhe hyrjen e qeverisë nëTiranë. Beatriçia, agjente e vjetër, punon si kamariere në një lokal të Tiranës. Forcat e sigurimit asgjësojnë krerët e kësaj veprimtarie.
116. KOLONEL BUNKER
Kujtim Çashku (1996)
Kolonel Bunker ështe një parabol politike e bazuar në fakte, portrete të ngurtësuar mbi të cilat regjimi parnojak terrorizoi popullin tonë. Është viti 1974 dhe tipi Stalinian i qeverisë Shqiptare që ka tjetërsuar virtytin e gjithë qyteteve të botës, tërhiqet brenda një lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto një ushtarak profesionst, njihet si “Kolonel Bunker”.
117. KOMISARI I DRITËS
Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika (1966)
Dritan Shkaba, mbas luftës, kthehet për të hapur shkolla në fshatrat e thella të malësisë. Kundërshtarë të tij janë disa banditë që luftojnë kundër pushtetit popullor dhe Dom Pali, në qelën e të cilit punon Rudina. Dritani lufton zakonet prapanike që detyrojnë vajzat malësore të rrinë të mbyllura në shtëpitë e tyre dhe përgatit Rudinën për tu bërë mësuese. Dritani vritet brenda në shkollë.
118. KONCERT NË VITIN ‘36
Saimir Kumbaro (1978)
Një këngëtare e re Donika, dhe një pianiste Eleni, nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë shumë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken oksidentalë por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin.
119. KORRIERËT
Mevlan Shanaj (1976)
Ngjarjet zhvillohen në dimrin e vitit 1944. Dy korrierë, fshatari Kio dhe Sandri, nga qyteti duhet të çojnë një mesazh tek partisanët, për fillimin e sulmit. Duke kapërcyer patrullat gjermane, të ftohtin e madh dhe ujqit, Sandri vritet. Kio gjendet pa ndjenja por arrin të çojë mesazhin.
120. KREVATI I PERANDORIT
Endri Keko (1973)
Filmi bazohet në poemën me fabul të Dritëro Agollit, mbi hyrjen e partizanit Meke ditën e parë të çlirimit, në pallatin ku më parë ka jetuar mbreti i ikur dhe më pas njerëzit e regjencave pushtuese.
121. KRONIKË E ATYRE VITEVE, televiziv
Spiro Duni (1986)
Shqipëria në prag të pushtimit fashist. Filmi është ndërtuar në tre episode: 1-“ Duam armë”, 2-“Rrëmbimi i armëve”, 3-“Krisma e armëve”. Populli i rrëmben armët dhe lufton kundër pushtuesve në Durrës, Sarandë dhe Vlorë.
122. KRONIKË E NJË NATE
Esat Ibro (1990)
Trupat SS mbledhin popullin e një qyteti bregdetar në një amfiteatër ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve zbuluan disa nga guerilasit. Megjithatë ato që arritën të shpëtonin organizuan revoltën brenda amfiteatrit deri sa arritën të vritnin komandantin nazist.
123. KRYENGRITJE NË PALLAT
Xhanfize Keko (1972)
Dy vëllezërit e përkëdhelur, Qestori dhe Erleti, shpesh prishin lodrat e shokëve dhe braktisen nga ta. Një natë, Qestori sheh në ëndërr sikur lodrat bëjnë kryengritje duke e akuzuar atë dhe të vëllanë për pakujdesi ndaj lodrave. Pas kësaj, vëllezërit ndryshojnë sjelljen e tyre me shokët dhe lodrat.
124. KTHIMI I USHTRISË SË VDEKUR
Dhimitër Anagnosti (1989)
Ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë, me të njëjtin titull. Një gjeneral dhe një prift Italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali me priftin, të porositur nga Beti kërkojnë edhe eshtrat e bashkëshortit të saj të vdekur, një koloneli të njohur dhe zbulojnë se ai ka përdhunuar një vajzë të re dhe është vrarë nga e ëma e saj plaka Nicë.
125. KUR HAPEN DYERT E JETËS
Rikard Ljarja (1986)
Bardhi, një mjek i ri, emërohet të punojë në një fshat të largët malor. Ai ia del mbanë me sukses gjatë një operacioni të vështirë me gjithë mungesën e mjeteve më elementare për kryerjen e operacionit. Në fshat, Bardhi njihet me shumë shokë të rinj.
126. KUR HIDHESHIN THEMELET, televiziv
Vladimir Prifti (1978)
Laja, kryetare e këshillit të një fshati malor, synon kooperativizimin e fshatit duke hasur rezistencën e elementëve frenues, që vijnë nga një shtresë të pasurish.
127. KUR HIQEN MASKAT
Dhimitër Anagnosti (1975)
Këngët, humori dhe sarkazma e estradës janë kthyer në episode të një filmi gazmor që ve në lojë veprimet burokratike të zyrtarëve ose sjelljeve të ndryshme liberale që luftoheshin në atë kohë në mënyrë të programuar.
128. KUR NDAHESH NGA SHOKËT
Petrit Llanaj (1986)
Namiku, brenda një kohe të shkurtër sjell shqetësime në atmosferën optimiste të një grupi saldatorësh. Kjo reflektohet edhe në jetën e tij private dhe familjare por sidomos në marrëdhëniet me vjehrrin e tij. Por shpejt, ai e kupton vendin e tij në jetë, kupton se sa poshtë ka rënë dhe reflekton mbi këto mendime.
129. KUR ZBARDHI NJË DITË
Piro Milkani (1971)
Filmi është ndërtuar në tre histori: “Armët”, “Meço” dhe “Ura”. Flet për heroizmin e njerëzve të thjeshtë gjatë viteve të stuhishme të Luftës së Dytë Botërore, ku ata rrëmbejnë armët, rindërtojnë urat e hedhura në erë, ku më të mirët sakrifikohen.
130. KUR PO XHIROHEJ NJË FILM
Xhanfize Keko (1981)
Filmi trajton një temë të rëndësishme sociale në lidhje me familjen. Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genti i vogël është nën stress sepse prindërit e tij, Liljana dhe Kujtimi, janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez të Kujtimit kundrejt Liljanës.
131. KUSH ËSHTË VRASËSI
Mark Topallaj (1989)
Trajtohet puna e madhe e Gjergjit dhe shokëve të tij të sigurimit për të eleminuar një grup të rrezikshëm sabotues të udhëhequr nga Thimi Dino, i cili zbulohet nga bashkëpunimi me njerëzit e zakonshëm.
132. KUSH E SOLLI DORUNTINËN
Llazi Sërbo (1991)
Subjekti është marrë dhe shtjellon legjendën popullore të Kostandinit dhe Doruntinës.
133. KUSH VDES NË KËMBË
Vladimir Prifti (1984)
Film portret i bazuar në episodet e jetës dhe aktivitetit patriotik të mësuesit Petro Nini Luarasi, i cili, në fund të shekullit 20 ishte aktiv në mbrojtjen e shkollës dhe gjuhës shqipe.
134. LIRI A VDEKJE
Ibrahim Muça, Kristaq Mitro (1979)
Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni, që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.
135. LUGINA E PUSHKATARËVE
Todi Bozo, Vitori Çeli (1970)
Met Sokoli, një pioner i ri, ndeshet me një bandë diversantësh që po hynin në Shqipëri. Ai përballon me zgjuarësi vështirësitë dhe ndihmon rojet kufitare të asgjësojnë bandën. Babai i Metit plagoset gjatë konfliktit. Biri i tij zë vendin e të atit në luftën kundër armiqve.
136. LULE TË KUQE, LULE TË ZEZA
Mevlan Shanaj (2003)
Një film rreth marrëdhënieve dramatike, dashurive, vetmive dhe historia e nje grushti njerëzish që jetojnë si satelitë me njëri tjetrin, në një vend ku kishat janë satelitë të xhamive, ku fshatrat janë satelitë të qyteteve, ku varri ka dështuar. Liljana, një grua e lirë që jeton së bashku me të fshehtat e saj, mbetet e braktisur nga i shoqi. Po kështu mbetet edhe Ana, e bija.
137. LULËKUQET MBI MURE
Dhimitër Anagnosti (1976)
Jetimët e një strehe varfnore, nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre, pastrojnë çdo natë parrullat që njerëzit kanë shkruar kundër fashizmit. Katër shokë të vegjël, Jaçe, Lelo, Bardhi, Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit, Sulo i vogël përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.
138. LUMË DRITE
Ismail Zhabiaku (1975)
Bardhi punon si mësues në një fshat malor. Midis nxënësve është bërë problem Adushi, që ka braktisur shkollën. Por Bardhi i qëndron pranë dhe përpiqet të kuptojë shqetësimet e vërteta të tij. Bardhi i kthen Adushit dashurinë për shkollën.
139. LUMI QË NUK SHTERON
Fatmir Koçi (1989)
Lufta e Dytë Botërore. Në Shqipërinë e jugut disa njerëz qëllohen nga nazistët. Një djalë 1 vjeçar mbijeton në krahët e nënës së tij të vrarë. Tre partizanë dhe tre gra nga fshati mundohen të shpëtojnë jetën e foshnjës përmes plumbave. Një grua e re e ushqen me gji foshnjën.
140. LUNDRIMI I PARË
Hysen Hakani (1984)
Në ekuipazhin e anijes “Shqiponja” ka kohë që zien debati për gjetjen dhe studimin e zonave të gjuetisë së peshkut. Mes debateve fillon punën Petriti, një oficer i ri marine. Ai përkrah kapiten Borakun që ngulmon në futjen e metodave të reja për kapjen e peshkut.
141. MALET ME BLERIM MBULUAR
Dhimitër Anagnosti (1971)
Viti ‘43. Kabo, Jaho si dhe Peliceli, një mjek Italian dhe Zeneli i vogël, mbajnë në një vig Lilo Laben, drejt spitalit partizan. Jaho tregon gjatë rrugës dobësi të veçantë për Lilon. Grupi qëndron në shtëpinë e Safait në natën e dasmës së të birit, Birçes. Dhëndëri bashkohet me shokët e rinj. Në pranverën tjetër, Jaho dhe shokët e tij kthehen për të marrë Lilon në spital, por e gjejnë atë me këmbën e prerë.
142. ME HAPIN E SHOKËVE
Esat Teliti (1979)
Genci një djalë i përkëdhelur krahas mësimit merret me një komplekes të vogël muzikor. Ai bie nga mësimet por prindërit, mësuesit, shokët e ndihmojnë atë të ecë me hapin e shokëve
143. MELODI E PANDËRPRERË
Fehmi Oshafi (1985)
Filmi trajton dashurinë e njeriut për punën, profesionin që ka zgjedhur në jetë. Në qëndër është një bari me tufën e tij të dhive, është bota e tij intime dhe njerëzore.
144. MËNGJESE LUFTE
Kristaq Dhamo (1971)
Lufta e Dytë Botërore. Disa fëmijë të një qyteti të vogël, Guri, Piro, Milo dhe Tomi përfshihen spontanisht në një aksion kundër dy gjermanëve që po lahen në liqen. Shqetësimi i fëmijëve kundrejt pushtuesve, tërheq vëmendjen e të rriturve.
145. MËNGJESE TË REJA
Muharrem Fejzo (1980)
Ditët e para pas çlirimit… Agroni dhe Nora, dy të rinj partizanë, ngarkohen me detyra të rëndësishme në një qytet bregdetar. Së shpejti do të martohen por Nora vuan nga glaukoma. Mjeku që e kuron, Epaminonda, nuk e ndihmon të kalojë sëmundjen, sepse Nora është përfaqësuese e pushtetit popullor.
146. MËSIM PËR LINDËN
Donika Muçi (1971)
Një kino spektakël me në qendër fëmijët, marrë nga një shfaqje e teatrit të kukullave.
147. MËSONJËTORJA
Muharrem Fejzo (1979)
Dafina, nje grua e re e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës, kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj, Stefan Bardhi, luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën, e ndihmojnë atë.
148. MILITANTI
Piro Milkani (1984)
Film portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen në qytetin e Shkodrës ku heroi i filmit, Visar Shundi, vjen për të ngjallur punën e komitetit rajonal të partisë. Visari jepet si një njeri me cilësi fisnike dhe njeri aksionesh.
149. MIMOZA LLASTICA
Xhanfize Keko (1973)
Në qendër të filmit është Mimoza, një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.
150. MISIONI PËRTEJ DETIT
Lisenko Malaj (1988)
1944. Fundi i luftës së II Botërore. Katër partizanë zbarkojnë në një ishull Grek përtej detit. Ata kanë dënuar dike, emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda. Filmi fokusohet në vështirësitë me të cilat përballen partizanët në këtë mision. Bile në disa pika duket se misioni do të dështojë.