web-shqip

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forum shoqeror


    Ferdinand Radi

    web-shqip
    web-shqip
    Admin


    Numri i postimeve : 1581
    Join date : 17/08/2009
    Age : 55
    Location : Greqi

    Ferdinand Radi Empty Ferdinand Radi

    Mesazh  web-shqip Sat Aug 24, 2013 7:50 am

    Ferdinand Radi Ferdin10
    Ferdinand Radi Ferdin11


    Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë. Ishte i shkathët, i fuqishëm dhe merrej edhe me sport. Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit. Vendosi për këtë të fundit. Dhe për këtë ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik. Në vitin 1965, krahas punës në uzinën "Partizani", Radi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine. Në vitin 1968 mbaron kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve të nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. E megjithatë, formimi i tij nuk ishte i kompletuar, ndaj në vitin 1970 ndjek një kurs pasuniversitar për regjisurë, nën drejtimin e Spahivoglit. Krahas aktivitetit të tij me amatorët, Radi punoi me kontratë edhe pranë Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të ILA (Akademia e Arteve). Këtu interpreton në një sërë pjesësh, të cilat evidentuan aftësitë aktoriale të tij. Kjo pjesëmarrje me trupën profesioniste ndikoi edhe në aktivizimin e tij në film. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-ën, kur Ferdinand Radit iu hap një plagë e madhe në shpirt, mori fund edhe ëndrra e tij për t'u bërë aktor profesionist. Shto këtu edhe vështirësi të tjera politike të familjes, Radi nuk arriti të bëhej i tillë, vetëm atëherë kur u shemb diktatura.

    Në Teatrin Kombëtar

    Në vitin 1991 pranohet si aktor profesionist në Teatrin Kombëtar. Më në fund, pas 25 vjetësh ia arrin qëllimit. Menjëherë merr pjesë në disa pjesë rresht si "Vizita e damës plakë", "Ezopi", "Rikardi i tretë", "Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri" etj., ku shquhet për role të veçanta karakteri, tipikë, të cilët edhe pse nuk flasin, vetëm me interpretimin fizik, me plastikën, lëvizjet zënë vend në pjesë të veçanta, herë-herë bëhen strumbullari i ngjarjes. Një meritë e veçantë e tij ishte aftësia në krijimin e një figure vetëm me prezencën dhe lëvizjet e tij në skenë.
    Në vitin 1995 në Teatrin Kombëtar vihet në skenë një nga komeditë më të bukura të tij, por edhe të vetë teatrit "8 persona plus", të cilën e ripunoi dhe ku vite më parë pati interpretuar edhe rolin e bojaxhiut.
    Kjo komedi pasohet dy vjet më pas nga një tjetër komedi e suksesshme, një variacion i "Revizorit", komedinë "Inspektori", të cilën e vuri vetë në skenë së bashku me të bijën, Andetën. Në krijimet e tij është vlerësuar humori i gjallë, i pastër, qytetar, i mbushur me situata nga më komiket, spontanitet i humorit, shkathtësi e dialogut dhe mençuria e intrigave.

    Në kinema

    Një meritë të madhe Nand Radi ka edhe në filmin artistik, me të cilin ka qenë i suksesshëm, ku ka interpretuar me mjeshtëri figura e tipa që mbahen mend nga spektatori ynë, e që për një kohë të gjatë kishte raste që edhe e thërrisnin me emrin e vetë personazhit. Një ndër ta ka qenë edhe Zani i filmit televiziv "I Treti". Në film e nisi rrugën e tij në vitin 1971, me rolin e tipografit nga filmi "Kur zbardh një ditë". Në përgjithësi rolet e tij janë role të dyta, por që kanë një peshë të madhe në film, e që të mbeten në mendje për figurën e arrirë artistike. Punëtor i thjeshtë, agjent, ushtarak i uniformave të ndryshme, kriminel, e shumë tipa të marrë nga jeta, por që falë talentit ata fituan përjetësinë në art. Ndër kulmet artistike në film, Ferdinand Radi ka pa dyshim Zanin nga "I treti", kapter Mevlani nga "Historiani dhe kameleonët", ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek "Balada e Kurbinit", arixhiu nga "Vdekja e kalit" si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin "Nata".

    Rolet e Ferdinand Radit

    Në teatër

    Vjeshtë me stuhi (Kurti)
    I pesti u zu i gjallë (Gjeloshi)
    Pranvera që sëvonoi (Burri i heshtur)
    Prefekti (Xhandari)
    Pas dy vjetësh (Zeneli)
    Kur po lindte qyteti (Njaziu)
    Një shok i klasës sonë (Tak Faku)
    Banja (Vjellosupekti)
    Shumë zhurmë për asgjë (Bogrer)
    8 persona plus (Bojaxhiu)
    Bregu i pikëllimit (Varrmihësi)
    Vizita e damës plakë (Gangsteri)
    Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri (shoferi)
    Ishulli i çmendur (Kokëqethuri)
    Ezopi (Etjopasi), etj.

    Në filmofgrafi

    1969: Njësiti guerril (Karabinieri që ndihmon agronin të shtyjë motorrin)
    1971: Kur zbardhi një ditë (tipograf)
    1974: Shtigje lufte
    1975: Rrugicat që kërkonin diell (Kola)
    1977: Shembja e idhujve (kryeplaku)
    1978: I treti (Zaho)
    1980: Skëterrë 43 (Kapiten Sodu)
    1980: Dëshmorët e monumenteve
    1984: Fushë e blertë fushë e kuqe (Trupmadhi)
    1984: Asgjë nuk harrohet (Taksisti)
    1986: Kur ndahesh nga shokët (Bateristi)
    1987: Përsëri pranverë (Matrapazi)
    1990: Kush është vrasësi (agjenti)
    1990: Balada e Kurbinit (Sejmeni i pashait)
    1991: Vdekja e kalit (Arixhiu)
    1994: Pak freskët sonte (arabi)
    1997: Nata (film) (mishariu)

      Ora është Thu Mar 28, 2024 12:00 pm