web-shqip

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forum shoqeror


    Lazer Vlashi

    web-shqip
    web-shqip
    Admin


    Numri i postimeve : 1581
    Join date : 17/08/2009
    Age : 55
    Location : Greqi

    Lazer Vlashi  Empty Lazer Vlashi

    Mesazh  web-shqip Wed Sep 16, 2015 12:19 pm

    Sot 15 shtator 2015 aktori Lazer Vlashi feston 96 vjetorin e lindjes dhe e urojme te festoje sa me shume vite te tjere. Lazër Vlashi lindi në Durrës më 15 shtator të vitit 1919, është aktor i njohur shqiptar.


    Lazer Vlashi  Vlcsna10


    Aktivitetin artistik filloi në Teatrin Popullor në vitin 1948, pas një përvoje në teatrin amtor. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Celuhovit në pjesën "Gubernatori i provincës" në 1949. Ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike si : Simplin tek "Gratë gazmore të Uindsorit", Stasin tek "Një nuse për Stasin",
    Rastakofski “Revizori”, Montani “Otello”, Murashi “Toka jonë”, Rusakov “Në kopshtin e jargavanëve”, Kazanoku “Orët e Kremlinit”, Ymeri “Shtatë Shalianët”, Simpl “Gratë gazmore të Uindsorit”, Shpend Hekakeqi “Besa e madhe”, etj.
    Doli në pension në mars 1976, por në skenë doli deri në mesin e viteve 90, në role të vegjël. Ka interpretuar me nivel edhe në disa filma artistikë.
    Filmografia
    Ndergjegja (1972)
    Njesiti Gueril (1969)...Zoti Demon
    Vitet e para (1965)
    Toka jonë (1964) .... Prifti
    Detyrë e posaçme (1963)
    Debatik (1961) .... Kuestori
    Tana (1958)... Sekretari

      Ora është Thu Mar 28, 2024 7:45 pm