web-shqip

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forum shoqeror


    Vdekja e kalit (1992)

    web-shqip
    web-shqip
    Admin


    Numri i postimeve : 1581
    Join date : 17/08/2009
    Age : 55
    Location : Greqi

    Vdekja e kalit (1992) Empty Vdekja e kalit (1992)

    Mesazh  web-shqip Wed Jun 26, 2013 3:37 pm



    Vdekja e kalit (1992) Vdekja10

    Rregjia:
    Saimir Kumbaro

    Skenari:
    Nexhati Tafa

    Muzika:
    Rene Aubry

    Lozin Aktoret:
    Timo Flloko , Rajmonda Bulku , Tinka Kurti , Fitim Makashi , Niko Kanxheri

    Permbajtja:

    Ne 1975 nje gjeneral i njohur i ushtrise shqiptare, i cili kishte ngritur fermen e pare te kuajve ne Shqiperi, u denua me vdekje per grushtin e shtetit “pucist”. Pas denimit te te gjithe te implikuarve ne grushtin e shtetit, kalohet ne zhdukjen e cdo lloj vepre per te cilen mund te mbajne merite “pucistet”. Kjo shenon fillimin e ekzekutimit te kuajve. Behet fjale per kuajt e races Arba. Agroni (protagonisti) shpeton nje kale dhe per kete denohet nga gjyqi ushtarak. Pas kesaj jeta e tij fillon te copetohet. E shoqja, nen presionin e prinderve dhe motres, kerkon divorcin dhe aborton femijen qe priste. Per pasoje vdes nga nje hemorragji, pasi aborti ishte kryer ne menyre klandestine. Mbas permbysjes se sistemit, te denuarit politike lirohen dhe Agroni, te cilin nuk e pret askush te dera kangjella e burgut, kerkon prinderit ne shtepine ku banonin por meson se i kane internuar menjehere pas denimit te tij. Me ne fund takon “xhelatin” e tij, qe ne sistemin e ri ka bere perseri karriere dhe eshte zgjedhur deputet. Filmi mbyllet me protagonistin “ne rruge te madhe” dhe antagonistin duke ngjitur shkallet. Ky eshte filmi i pare shqiptar qe ve ne dukje anet negative te sistemit komunist per shoqerine shqiptare. Ai perfaqeson nje nga pasqyrimet me realiste te perndjekjes politike gjate Diktatures se Proletariatit ne Shqiperi.

      Ora është Tue May 07, 2024 10:16 am