web-shqip

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forum shoqeror


    Astrit Çerma

    web-shqip
    web-shqip
    Admin


    Numri i postimeve : 1581
    Join date : 17/08/2009
    Age : 55
    Location : Greqi

    Astrit Çerma Empty Astrit Çerma

    Mesazh  web-shqip Sat Oct 31, 2015 3:59 pm

    Astrit Çerma Kronik10

    Astrit Çerma u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit. Studioi për aktor në Tiranë dhe pas studimeve u rikthye në qytetin e lindjes. Menjëherë fillon një karrierë të vrullshme dhe të suksesshme në kinema, duke interpretuar me profesionalizëm qysh në filmin e parë “Brazdat” (1973). Në vitet ’70 luan disa role protagoniste, si në filmat “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata ishin katër” (1977) etj. Ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, që kishin pasur suksese të ngjashme në film, Çerma nuk u transferua në Tiranë dhe kjo ndoshta i kushtoi shtrenjtë. Në vitet ’80 luajti vetëm tri filma që nuk patën sukses. Pas vitit 1990 nuk luajti asnjë film dhe pas vitit 1997, ndërsa kishte provuar edhe të shkruante dhe vinte në skenë komedi në Teatrin “Skampa”, transferohet familjarisht në SHBA.


    Filmografia

    Kronikë e atyre netëve (1986) (TV)
    Shokët (1982)......................Xhelua
    Një natë nëntori (1979) (TV).......komisar Gjoleka
    Përtej mureve të gurta (1979) .... Mësuesi
    Ata ishin katër (1977).............Ramizi
    Fije që priten (1976)..............Gjergji
    Ilegalët (1976)....................Milua
    Thirrja (1976).....................Kujtimi
    Në fillim të verës (1975).........Shpëtimi
    Brazdat (1973).....................Zeneli

      Ora është Thu Mar 28, 2024 6:19 pm